Një delegacion i nivelit të lartë nga Arabia Saudite viziton Sirinë

Një delegacion i nivelit të lartë nga Arabia Saudite është takuar me kreun e administratës së re në Siri, Ahmed al-Shara, transmeton Anadolu.

Në lajmin e televizionit saudit “Al Arabiya” thuhet se një delegacion i udhëhequr nga nënsekretari i Këshillit Mbretëror të Arabisë Saudite ka vizituar kryeqytetin e Sirisë, Damaskun.

Delegacioni i nivelit të lartë u takua me Al-Sharaa-n gjatë vizitës në Damask dhe tërhoqi vëmendjen nga deklaratat e mëparshme të kreut të administratës së re siriane për Arabinë Saudite.

Al-Sharaa ka potencuar se ka shumë pika të përbashkëta midis Arabisë Saudite dhe Sirisë.

Ndërkaq nga autoritetet saudite nuk është dhënë asnjë deklaratë në lidhje me vizitën në Siri.