Një dekadë me Man City – David Silva sot luan ndeshjen e fundit në Premierligë

Sot do të marrë fund një dekadë e mrekullueshme e David Silva.

Ikona spanjolle e Manchester City, David Silva, sot luan ndeshjen e tij të fundit në Premierligë, pas një dekade të kaluar me ‘Citizens’.

Mesfushori spanjoll do të paraqitet për herë të 309-të në Premierligë, dhe kjo do të jetë hera e fundit që bënë një gjë të tillë.

34 vjeçari do të luajë kundër Norwich City në ndeshjen e tij të fundit në Angli, përcjell lajmi.net.

Gjatë këtyre 10 viteve me Manchester City, Silva ka fituar katër Premierliga dhe ka shijuar një karrierë të mrekullueshme. Gjitashtu, në sirtarin e tij, Silva ka 2 Kupa FA dhe pesë EFL Kupa.

Në aspektin individual, lojtari ka kontribuuar në 60 gola që kur erdhi nga Valencia.