Policia e Kosovës ka nisur hetimet për vdekjen e një personi në Shtërpcë.
Fillimisht, policia thotë se një burrë ka raportuar në se ka vërejtur një person pa shenja jete në oborrin e tij.
Në raportin ditor bëhet e ditur se Policia ka njoftuar se ekipet mjekësore, të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës dhe se trupi është dërguar në IML për obduksion.
“Shtërpcë / 23.11.2024 – 07:51. Ankuesi mashkull/k ka njoftuar se në oborrin e shtëpisë së tij kishte vërejtur një trup të pajetë. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti në hetime”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.