Një Barbie e re, por me shami! (Foto)

Kukulla e famshme Barbie do ta vë në shitje personazhin e saj të ri, por kësaj here me ajo është me shami. Është ylli olimpik Ibtihaj Muhammad ajo që do të gjendet pranë vajzave të vogla në formë kukulle. Kësaj radhe nuk kemi të bëjmë me një simbol të zakonshëm të bukurisë, por me jë simbol të një atleteje të përkushtuar dhe modeste në të njëjtën kohë.

31 vjecarja Ibtihaj Muhammad u bë ylli i ri i ndeshjes me shpatë në Lojërat Olimpike Verore 2016, duke u bërë e para grua muslimane – amerikane që fiton medalje në këto lojëra.

Ndërkohë kompania e kukullave Barbie ka deklaruar në Twitter se janë të lumtur që Ibtihaj është rol model për vajzat e reja, dhe kjo është arsyeja pse kanë vendosur ta vënë në shitje këtë kukull. /MESAZHI/

Image result for ibtihaj muhammad barbie

Image result for ibtihaj muhammad barbie

Related image

Related image

Related image