Ballina Auto Një amerikan padit Mazdan, kërkon 5 milionë dollarë: Mesazhi shtypni frenin është...

Një amerikan padit Mazdan, kërkon 5 milionë dollarë: Mesazhi shtypni frenin është i paqartë

Mazda po përballet me një padi në SHBA, ku pronari i njërës prej veturave të tyre pretendon se ka një defekt të madh në atë që në fakt është një veçori shumë e zakonshme e sigurisë.

Padia u ngrit në Gjykatën e Qarkut të Kalifornisw nw SHBA. Pronari i Mazda CX-50 nga Pennsylvania, Joshua Meltzer, ka paditur prodhuesin e veturave duke kwrkuar 5 milionë dollarë pas një incidenti në të cilin vajza e tij u hodh nga automjeti në lëvizje.

Karakteristika në fjalë është kërkesa që drejtuesit të shtypin pedalin e frenave kur nisin veturën, kur në panelin e instrumenteve shfaqet mesazhi: “Shtypni pedalin e frenit për të nisur automjetin”.

Meltzer tha se e bleu CX-50 në maj dhe i mësoi vajzës së tij se si të përdorte automjetin. Dy javë më vonë, gjatë përpjekjes së saj të parë për të vozitur, ndodhi një incident.

“Ajo shtypi butonin start-stop. Ekrani më pas e informoi atë: “Shtypni pedalin e frenave për të nisur automjetin”, thuhet në padinë e Meltzer.

“Ajo më pas shtypi pedalin e frenave dhe e zhvendosi automjetin nga Park në Drive. Automjeti menjëherë lwvizi mbrapa. Ajo u përpoq ta kontrollonte atë, duke përfshirë presionin në frena, por as frenat dhe as timoni nuk reaguan.”

Vajza e Meltzer duket se ka menduar se shtypja e frenave nis veturën, në vend që të shtypte frenimin dhe më pas të shtypte përsëri butonin e nisjes.

Vajza e tij, mosha e së cilës nuk dihet, thuhet se u frikësua për jetën e saj dhe u hodh nga vetura nga dera e shoferit, dhe Mazda vazhdoi të lëvizte derisa u përplas në një bordurë dhe më pas në pemën e një fqinji, duke bërë që Meltzer të paguante dëmin.

Mazda mohoi që funksioni në CX-50 dhe mënyra se si funksiononte ishin të gabuara, kurse menaxheri i  njw garazhi servisi në një përfaqësi të autorizuar i tha pronarit se automjeti ishte ndërruar në marsh ndërsa ishte në modalitetin aksesor, përpara se motori të ishte ndezur, gjë që bëri sistemet e drejtimit dhe të frenimit të paaftë për të punuar.

Pronari kërkon dëmshpërblim financiar dhe po ashtu pretendon se pronarët e Mazdave të pajisura me sistemin e ndezjes me buton që nga viti 2017 kanë paguar më tepër për veturat sepse, “defekti” ka bërë që vlera e tyre të ulet.

Exit mobile version