Një aeroplan i “Air Canada” është përfshirë nga flakët gjatë një uljeje aksidentale në Nova Scotia të shtunën mbrëma.
Videot e shpërndara në mediat sociale treguan pasagjerët në bordin e avionit teksa ai po lëshohej në një pistë në aeroportin ndërkombëtar “Halifax Stanfield” ndëkohë që njëri krah ishte përfshirë nga flakët.
Zëdhënësi i “Air Canada”, Peter Fitzpatrick, i ka thënë The Globe and Mail se dyshohet për një problem në pajisjen e uljes kur aeroplani mbërriti në Halifax të shtunën mbrëma.
Ai ka thënë se ekuipazhi dhe 73 pasagjerë u transportuan në mënyrë të sigurt nga avioni dhe askush nuk u lëndua.