Një 33 vjeçar nga Rahoveci vdes nga Covid-19 (Foto)

Një 33 vjeçar nga Xërxa e Rahovecit ka humbur betejën me Covid-19.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, i cili lajmin e vdekjes së të riut Çlirim Morina e ka quajtur si tronditës.

Ai ka thënë se edhe anëtarë të tjerë të familjes Morina janë të prekur nga koronavirusi.

Ky është statusi i tij i plotë:

Tronditës lajmi për vdekjen e parakohshme të të riut Çlirim Morina nga Xërxa. Çlirimi do të mbetet përherë në kujtesën tonë si djalë i edukuar dhe i përgatitur profesionalisht, por mbi të gjitha si djalë me vlera të larta njerëzore.

Familjes Morina, miqve dhe të gjithë atyre që e njohën Çlirimin, ngushëllimet më të sinqerta, kurse anëtarëve të tjerë të familjes Morina, ju dëshiroj shërim të shpejtë nga COVID 19!

U prehsh në paqe, Çlirim!

SL