Një 13 vjeçare mbytet në pishinë në Lipjan

Një vajzë e moshës 13 vjeçare është mbytur sot në një pishinë.

Rastin për lajmi.net e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Daut Hoxha.

Ai ka thënë se viktima është dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Komoran,  ku edhe është konfirmuar se është pa shenja jete.

“Policia ka pranuar informatën se sot pasdite një fëmijë i gjinisë femërore, rreth 13 vjeç dyshohet se ka qenë duke u larë ne një pishinë dhe e njëjta është sjellë në qendrën e Mjekësisë Familjare në Komoran ku edhe është konfirmuar se është pa shenja jete. Njesitët kompetente policore përfshirë hetuesinë kanë proceduar në vendin e incidentit për veprime të mëtejme”, ka thënë Hoxha.

Sipas raportimeve, ngjarja ka ndodhur në një pishinë në Lipjan.