Nisin sanksionet për kurdët e Irakut, fillojnë nga…

Edhe më herët Iraku ka paralajmëruar të marrë masa ndaj rajonit autonom kurd, të cilët kanë mbajtur referendumin e tyre për pavarësi nga Iraku.

Por tani, Agjencia irakiane për Fluturime Civile ka kërkuar nga kompanitë e huaja që nga e premtja të ndërprejnë fluturimet për në Administratën rajonale kurde në veri të vendit.

Turqia ishte e para qe ka lajmëruar masat që do të marr ndaj një kryengritjeje të re kurde për pavarësi, masa ku nuk janë përjashtuar sanksionet ekonomike dhe aksionet ushtarake. /MESAZHI/