Ballina Lajmet Kosovë Nisin hetimet për dhunimin e një gruaje në Lipjan

Nisin hetimet për dhunimin e një gruaje në Lipjan

Policia e Kosovës ka iniciuar rast “dhunimi” në Lipjan.

Sipas njoftimit, më 25 janar një grua ka raportuar se është dhunuar nga një i dyshuar. Ajo ka marrë trajtim mjekësor, e i dyshuari është i arrestuar, ndërsa më pas është liruar në procedurë të rregullt.

“Më 27.01.2025 viktima femër kosovare ka raportuar se ndaj saj është kryer vepra e lartcekur nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka marrë tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin policor

Policia s’ka dhënë detaje shtesë mbi rastin.

Exit mobile version