Ka nisur zyrtarisht fushata elektorale për zgjedhjet presidenciale në Francë e cila duket se po zhvillohet mes kandidateve kryeseore, Marine Le Pen, Manuel Macron dhe Francois Fillon. Gjatë fushatës elektorale, partitë politike do të mund të vendosin pankartat e tyre në panot e metalit në ambientet publike.
Kandidatët do të mund të harxhojnë nga 16.8 milionë euro për fushatën e tyre deri më 23 prill, datë kjo kur do të zhvillohet dhe raundi i parë i zgjedhjeve. Ndërsa do të mund të harxhojnë nga 22.5 milionë euro deri më 7 maj.
Për të mundësuar një garë të drejtë, shteti do të kthejë 47.5 për qind të harxhimeve të gjithë kandidatëve të cilët marrin më shumë se 5 për qind të votave. Ndërkohë për kandidatët të cilët marrin më pak se 5 për qind, shteti kthen 4.75 për qind të shpenzimeve elektorale.
Dhënia e shpenzimeve nga ana e shtetit përbëhet vetëm nga propaganda në televizione dhe radio, shtypshkronjat dhe postareve të afishuara. raporton “Anadolu Agency”.
Nga ana tjetër një person nuk mund të dhurojë më shumë se 4.600 euro. Ndërkohë publikimi i reklamave në formë filmi në televizione nuk do të lejohen. Këtu janë të përjashtuara fjalimet e shkurtra.
Publikimi i anketave do të ndalohet një ditë përpara zgjedhjeve. Në raundin e parë garojnë 11 kandidatë, ndërkohë në raundin e dytë do të garojnë dy kandidatët që kanë më shumë vota