Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se nga kjo javë ka nisur vaksinimin kundër gripit sezonal, ku po bëhet në njësitë e vaksinimit të Qendrave Kryesore të Mjekësisë Familjaren.
Sipas IKSHPK-së, grupet me prioritet për vaksinim janë punëtorët shëndetësorë, gratë shtatzëna, personat me sëmundje kronike dhe imunitet të kompromentuar, persona mbi 65 vjeç dhe fëmijët deri në 5 vjeç me indikacione shëndetësore.
Në njoftim u tha se sivjet janë siguruar 85.000 doza dhe ekipet e vaksinimit janë të përgatitura dhe të motivuara “për një fushatë të suksesshme të vaksinimit”.
“Ekspertët e IKSHPK-së, po mbajnë këtyre ditëve takime intensive me punëtorët shëndetësor dhe grupet e tjera për të ritheksuar rëndësinë e vaksinimit. Sivjet, furnizimi me vaksina të gripit sezonal është bërë më herët se çdo vit tjetër dhe për këtë sezon, Ministria e Shëndetësisë ka siguruar 85.000 doza”, thuhet në komunikatë.