Nis takimi i Blinken me Osmanin dhe Kurtin

Ka nisur takimi ndërmjet Sekretarit amerikan Antony Blinken me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti.

Ky është takimi i parë i përbashkët i këtij formati në Departamentin e Shtetit, në Uashington D.C.

Sipas agjendës takimi pritet të përfundojë brenda një ore dhe pas takimit do të ketë një prononcim për media.

Ndërkohë, të mërkurën krerët e shtetit do të marrin pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të Marrëveshjes së Programit Kompakt me Korporatën e Sfidave të Mijëvjeçarit -MMC.