Nis seminari ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare

Sot bëhet hapja solemne e Seminarit të 36-të Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, seminar ky që do të mbledhë në Prishtinë studiues të shumtë nga vende të ndryshme.

Sipas profesorit së Fakultetit të Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës, Rrahman Paçarizi, temat që do t’i trajtojë seminari, do të zhvillohen përgjatë tri sesioneve, ndërsa thotë se për dy sesionet e para, atë të gjuhës dhe letërsisë, ka interesim të jashtëzakonshëm të pjesëmarrësve.

Ai ka bërë të ditur se sesioni i kulturologjisë është themeluar vonë, para tri vjetësh, dhe se ka rënie të numrit të të interesuarve.

Sipas tij, seminari do të zgjas deri më 25 gusht.

Hapja solemne e Seminarit XXXVI, do të bëhet sot, më 14 gusht 2017, në orën 11:00, ndërsa punimet do të zhvillohen në Prishtinë nga 14 – 25 gusht.