Ka nisur seanca e parë në Speciale ndaj njërit prej themeluesve të UÇK-së, Rexhep Selimi.
Ky i fundit po paraqitet sot për herë të parë para gjyqtarit të procedurës paraprake në Hagë, shkruan lajmi.net.
Seanca e sotme do të jetë informuese për palët, dhe në të njëjtën nuk do të ballafaqohen apo diskutohen provat.
Nëse dëshiron, Selimi mund të deklarohet për fajësinë e tij, ashtu siç kanë bërë edhe ish-krerët e tjerë të UÇK-së, Kadri Veseli, Hashim Thaçi, e Jakup Krasniqi.