Nis protesta “shkarkim kryeprokurorit – veting gjyqësorit”

Ka nisur protesta e radhës në Prishtinë me moton “Shkarkim kryeprokurorit – Veting Gjyqësorit”, e organizuar nga shoqëria civile.

Ata kanë ftuar të gjithë qytetarët që të dalin dhe të protestojnë për shkarkimin e kryeprokurorit Aleksandër Lumezi, vetingun në gjyqësor, si dhe pastrimit të listave të veteranëve.Protestuesit janë nisur nga sheshi “Zahir Pajaziti”.

Këto protesta vijnë pas dorëheqjes së prokurorit Elez Blakaj, i cili ishte larguar nga hetimet për listat e veteranëve pas kërcënimeve dhe ndërhyrjes së politikës në këto hetime.