Nis protesta e opozitës në Shqipëri

Tanimë ka filluar protesta e opozitës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në Tiranë, ku po kërkohen zgjedhje të lira dhe demokratike.

Aty ka arritur edhe lideri i PD-së, Lulzim Basha.Ndërkohë, Policia ka njoftuar se ka marrë të gjitha masat për organizimin e protestës që nisi në këto momente, ndërsa ka bërë të ditur edhe rrugët e bllokuara dhe janë mobilizuar më shumë se 2 mijë forca policie.

Avokati i Popullit, Igli Totozani, së bashku me një grup ekspertësh të Seksionit të Deontologjisë e Sigurisë dhe atyre të Mekanizmit Kombëtar të Parandalimit të Torturës do të monitorojnë sjelljen e institucioneve shtetërore dhe Policisë së Shtetit gjatë protestës.