Ballina Lajmet Kosovë Nis peticioni “Drejtësi për Astritin”

Nis peticioni “Drejtësi për Astritin”

Gruaja e Astrit Deharit, Arta, ka qenë e para që është nënshkruar në peticionin që ka nisur në kërkim të drejtësisë për tashmë të ndjerin.

Pas saj janë nënshkruar prindërit e 26 vjeçarit që vdiq në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.

Shoqëria civile sot ka thirrur protestë me moton “Drejtë për Astritin”, me të cilën ka kërkuar hetim të pavarur dhe të paanshëm, vendor ose ndërkombëtar; shkarkim dhe masa për të gjithë drejtuesit e institucioneve përgjegjëse për të ofruar siguri për jetën e një të burgosuri, në këtë rast për Astrit Deharin; si dhe dorëheqje të ministres së Drejtësisë, Dhurata Hoxha dhe ministrit të Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni.

Exit mobile version