Ka filluar ndalimi i hyrjeve të qytetarëve dhe automjeteve në territorin e komunës së Prishtinës. Ky kufizim është i përcaktuar nga ora 19:00 deri në nesër në orën 05:00.
Në hyrje të kryeqytetit në Veterniknga Policia po ndalohen hyrjet në Prishtinë.
Veturat që po ndalohen në këtë pikë, po tregojnë lejet e qarkullimit, në bazë së cilës arsyetohet dhe lejohet qarkullimi në këtë kohë.
Këto kufizime janë përcaktuar sipas numrit të të infektuarve në shtatë ditët e fundit në 100.000 banorë dhe masat janë të marra sipas kategorizimeve me zona.
Në komunat me rrezik të lartë të përhapjes së infeksionit, ndalohet lëvizja e qytetarëve jashtë shtëpive-banesave të tyre pas orës 19:00 e deri në orën 05:00, përveç për nevoja emergjente dhe shëndetësore.