Nis beteja mes Man Utd dhe Man City për Haaland

Erling Haaland falë formës së mirë që po kalon te Borussia Dortmund, ka bërë që të jetë dëshirë e shumë skuadrave të mëdha evropiane.

Sipas Daily Mail, Manchester United dhe Manchester City do të “luftojnë” për t’i siguruar shërbimet e norvegjezit të ri muajt e ardhshëm, përcjell lajmi.net.

Haaland gjithashtu është objektiv i Real Madrid, megjithëse çështjet financiare mund të vështirësojnë situatën e ‘Los Blancos’.

20 vjeçari këtë sezon në Bundesligë ka realizuar 10 gola.