Ballina Lajmet Kosovë Nipi vret axhën në Malishevë, dyshohet se për çështje pronësore

Nipi vret axhën në Malishevë, dyshohet se për çështje pronësore

Një vrasje ka ndodhur në Malishevë mëngjesin e së premtes, ku nipi ka vrarë axhën e tij.

I dyshuari i moshës 38-vjeçare është arrestuar, ka thënë policia.

Policia ka konfirmuar se rreth orës 10:00 është informuar për rastin që ka ndodhur në Kijevë të Malishevës.

Dyshimet e para janë se vrasja ka ndodhur për çështje pronësore.

“Sot rreth orës 09:50 është raportuar për një rast vrasje në fshatin Kijevë-Malishevë. Në vendin e ngjarjes, menjëherë kanë dalë njësitet e nevojshme policore ku është gjetur një person mashkull (i moshës madhore dyshohej pa shenja jete). Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar, mashkull i moshës madhore. Rrjedha e mëtejme hetimore është duke vazhduar në koordinim me prokurorin e shtetit në drejtim të veprës penale të vrasjes”, ka thënë për KOHËN policia e rajonit të Gjakovës.

Exit mobile version