Boksieri Nico Ali Walsh pati një debutim të suksesshëm profesional të shtunën në mbrëmje, duke fituar në raundin e parë dhe më pas duke bërë homazhe për gjyshin e tij, Muhammad Ali, transmeton Anadolu Agency (AA).
I veshur me mbathje të bëra për gjyshin e tij, Ali Walsh rrëzoi kundërshtarin e tij të fortë në mes të raundit të parë para se lufta e peshave të mesme të ndërpritej përfundimisht në minutën 1:49 të raundit, ku Ali Walsh i dha goditje të fuqishme kundërshtarit të tij.
“Ka qenë një udhëtim emocional, i gjithë ky rrugëtim”, tha Ali Walsh.
“Natyrisht, gjyshi im, unë kam menduar aq shumë për të. Me mungon ai”, shtoi ai.
Lufta midis Ali Walsh, një student 21-vjeçar i kolegjit, dhe Jordan Weeks ishte e rëndësishme jo për shkak të gjithë asaj që të dy treguan në ring, por sepse Ali Walsh po përpiqej të ndiqte hapat e mëdhenj të gjyshit të tij në boks.
Megjithatë, Ali Walsh dukej kompetent për një fillestar relativ dhe tregoi shpejtësi dhe fuqi të mirë të grushtit kundër Weeks, një luftëtar MMA i cili ishte ndalur në ndeshjen e tij të fundit në boks.
Ali Walsh festoi me anëtarët e familjes në ring së bashku me promovuesin 89-vjeçar Bob Arum, i cili promovoi Muhammad Ali në 27 dyluftimet e tij.
“Unë besoj në gjenet”, tha Arum.
Ali Walsh tha se brekët e bardha me shiritin e zi ishin bërë për gjyshin e tij, i cili ia dha atij.
“Unë kurrë nuk do t’i vesh më këto brekë”, tha ai. /aa