Ballina Sport Futboll Nipi i Adem Jasharit e vulosi fitoren e Prishtinës

Nipi i Adem Jasharit e vulosi fitoren e Prishtinës

Skuadra e Prishtinës ka shënuar një fitore të madhe ndaj Trepçës ’89, me rezultatin 5:1 në ndeshjen çerekfinale të Kupës së Kosovës.

Qysh në pjesën e parë u kuptua se klubi kryeqytetas është futur për ta siguruar gjysmëfinalen.

Në 45 minutat e para, Prishtina arriti t’i shënonte katër gola me anë të: Kryeziut, Mujës, Pefqelit dhe Hysenit.

Në pjesën e dytë, Prishtina shënoi edhe një gol tjetër dhe realizator ishte Igball Jashari, nipi i komandantit legjendar, Adem Jashari.

Kujtojmë që me këtë fitore, Prishtina kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.

Exit mobile version