Nintendo lanson edicionin e ri të lojës Tetris, ku secili lojtar përballet me nga 98 kundërshtarë

Të gjithë e njohin lojën klasike Tetris, që luhet në mënyrë individuale dhe për një kohë të caktuar, duhet reduktuar sa më shumë shtresa.

Por, Nintendo e ka lansuar edicionin e ri të Tetris, ku nuk duhet luftuar kundër kohës, për të mos grumbulluar blloqe, por në stilin ‘battle-royale’ kundër 98 kundërshtarëve të tjerë, transmeton Telegrafi.

Tetris 99 vazhdon ta ketë entuziazmin e njëjtë si më parë, vetëm se humbja prej garës është shumë e lehtë dhe përjashtimi i menjëhershëm.

“Gjithnjë kam luajtur mirë, por e kisha vetën kundërshtarin kryesore dhe të vetëm. Këtu dola e 40, që ishte e kënaqshme, sepse më pas kam rënë për 30 vende më poshtë” ka shkruar një lojtarë.

Loja me mundësitë e reja, është falas dhe mund të shkarkohet në Nintendo Switch. /Telegrafi/

o