Komisioni Kombëtar i të Drejtave të Njeriut i Bangladesh (NHRC) i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që ta dërgoj qeverinë e Mianmarit në Gjykatën e Drejtësisë të OKB-së për krime kundër njerëzimit.
“Ne i kërkuam OIC-it dhe shteteve anëtare të Organizatave të Kombeve të Bashkuara të ASEAN-it [Asociacionin e Vendeve të Azisë Juglindore] që të marrin parasysh persekutimin e muslimanëve Rohingya, dhe ta dërgojnë cështjen në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë ose Gjykatën Ndërkombëtare Humanitare”, komisioneri Kazi Reazul Hoque në Konferencën Ndërkombëtare të Ombudsmanit në Stamboll.
Ai gjithashtu i bëri thirrje Komisionit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut dhe bashkësisë ndërkombëtare për të mobilizuar presionin politik mbi qeverinë e Myanmarit, dhe për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme për krizën e Rohingyave.
“Zgjidhja e qëndrueshme duhet të përfshijë të drejtën për t’u kthyer në shtetin e tyre në mënyrë të sigurt dhe dinjitoze”, shtoi Hoque.
“Të gjitha të drejtat themelore të Rohingyave duhet të respektohen në procesin e zgjidhjes së krizës aktuale”.
“Të gjitha këto mizori janë kryer nga ushtria e Mjanmarit … Kjo është një shkelje ekstreme e të drejtave të njeriut, këto janë krime kundër njerëzimit”, tha ai.
“Krimet kundër njerëzimit duhen ndjekur kur racizmi, ksenofobia dhe gjuha e urrejtjes praktikohen në shkallë shumë të lartë, dhe të gjitha këto i kanë hasur Rohingyat”. /MESAZHI/