Presidenti i Armenisë, Armen Sargsyan, nënshkroi dekretin për emërimin e Nikol Pashinyan-it si kryeministër pas nominimit në parlament, raporton Anadolu Agency (AA).
Pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të mbajtura në Armeni më 20 qershor, Pashinyan u nominua si kryeministër me shumicën e deputetëve që ai siguroi.
Sipas deklaratës së bërë nga Presidenca e Armenisë, Armen Sargsyan nënshkroi dekretin për emërimin e Pashinyan-it si kryeministër.
Sipas kushtetutës së vendit, qeveria e re duhet të formohet brenda 15 ditëve pas emërimit të kryeministrit.
Ndryshe, sipas rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të mbajtura në Armeni më 20 qershor, Partia e Kontratës Civile e drejtuar nga Nikol Pashinyan zuri vendin e parë me 53,91 për qind të votave. /aa