Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Nikaragua mbyll ambasadën e saj në Gjermani

Nikaragua mbyll ambasadën e saj në Gjermani

Shteti i Amerikës Qendrore, Nikaragua, ka mbyllur ambasadën e saj në Gjermani, transmeton Anadolu.

Ministria e Jashtme e Gjermanisë njoftoi se Nikaragua ka vendosur të mbyllë ambasadën e saj pasi ka ngritur padi kundër Gjermanisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND).

Ambasada e Nikaraguas në Austri do të merret me procedurat konsullore dhe kërkesat e tjera nga Gjermania, thuhet në njoftim.

Sipas lajmeve, rreth 250 shtetas të Nikaraguas janë në Gjermani dhe rreth 1.000 shtetas gjermanë jetojnë në Nikaragua.

Nikaragua akuzon Gjermaninë se ka kontribuar në gjenocidin në Rripin e Gazës duke e furnizuar Izraelin me armë.

Nikaragua kërkon ndalimin e menjëhershëm të dërgesave gjermane të armëve në Izrael dhe rifillimin e fondeve për Agjencinë e OKB-së për Refugjatët Palestinezë (UNRWA).

Exit mobile version