Nigeri, shpëtohen 279 nxënëse të rrëmbyera

Të paktën 279 nxënëse të rrëmbyera nga persona të armatosur më 26 shkurt në shtetin Zamfara të Nigerisë, janë shpëtuar

Guvernatori i Zamfara-s, Bello Muhammed Matawalle në deklaratën e tij tha se 279 nxënëset e rrëmbyera nga një shkollë për femra në rajonin Jangebe janë shpëtuar dhe se gjendja e tyre shëndetësore është e mirë.

Ai nuk bëri të ditur se si janë shpëtuar nxënëset.

Mësohet se vazhdojnë punimet për shpëtimin e nxënëseve të tjera.

Personat e armatosur më 26 shkurt rrëmbyen 317 nxënëse nga shkolla në rajonin Jangebe të shtetit Zamfara.

Shtatë prej tyre më pas kanë shpëtuar duke ikur nga personat e armatosur. /AA