Nigeri, rrëmbehen 20 persona në një sulm të armatosur

Së paku 20 persona në Nigerinë qendrore u rrëmbyen në një sulm të armatosur, njoftuan sot mediat lokale, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në shtetin Niger, persona të armatosur me motoçikleta bastisën fshatin Adagbi në rrethin Shiroro dhe hapën zjarr.

Pasi rrëmbyen 20 persona, kryesisht gra, banorët tjerë braktisën shtëpitë e tyre nga frika.

Nuk pati raportime për viktima ose të plagosur gjatë bastisjes ndërsa policia e Nigerisë ende nuk ka dhënë deklaratë mbi incidentin.

Ndaras kësaj 17 persona u vranë nga persona të armatosur me motoçikleta në një sulm në rajonin Rijau të shtetit Niger, sipas mediave lokale.

Më tej thuhet se nga sulmi po ashtu ka shumë të plagosur.

Autoritetet lokale konfirmuan sulmin por nuk u prononcuan për numrin e viktimave.

Guvernatori i Nigerisë, Abubakar Sani-Bello u bëri thirrje njerëzve të qëndrojnë të qetë. Ai tha se forcat e sigurisë u dërguan me shpejtësi në rajon.

Kohët e fundit, vendi ndaloi përdorimin e motoçikletave në disa shtete për shkak të sulmeve të kryera.