Nigeri: Persona të armatosur rrëmbejnë 317 vajza nga një konvikt

Persona të armatosur, në një sulm ndaj një konvikti në Zamfara të Nigerisë, rrëmbyen 317 vajza.

Komisari i Policisë së Zamfaras, Abutu Yaro tha se persona të armatosur të paidentifikuar, herët mëngjesin e sotëm (26.02.2021) sulmuan një konvikt gjimnazi vajzash në rajonin Jangebe.

Ai tha se pas numërimit u evidentua se 317 vajza mungojnë.

Yaro bëri të ditur se forcat e sigurisë, që shkuan në rajon, kanë filluar punimet për shpëtimin e nxënësve.

Nga ana tjetër, në lajmet në median kombëtare bëjnë të ditur se janë rrëmbyer 550 vajza, 50 prej të cilave kanë mundur të arratisen.

Persona të armatosur, më 17 shkurt kishin sulmuar një konvikt në rajonin Kagara të Nigerit në Nigeri dhe kishin vrarë 2 nxënës dhe kishin rrëmbyer 27 nxënës, 3 mësues dhe 15 civilë.

Për shkak të përleshjeve në rajon kanë humbur jetën rreth 2 mijë njerëz, mijëra të tjerë janë detyruar të braktisin shtëpitë e tyre. /trt