Autoritetet nigeriane njoftuan se të gjithë 73 nxënësit e shkollave të mesme që u rrëmbyen më 1 shtator në provincën Zamfara janë liruar, transmeton Anadolu Agency (AA).
Këta janë nxënës të shkollave të mesme të cilët u rrëmbyen nga një grup i armatosur rrëmbyesish në shkollën Kaya Day në qytetin Maradana, ndërsa mediat shtetërore nigeriane sot raportuan se të gjithë nxënësit janë liruar.
I njëjti burim nuk zbuloi mënyrën se si u liruan nxënësit e rrëmbyer.
Rrëmbyesit më parë kishin kërkuar shpërblesë për lirimin e pengjeve, ndërsa qeveria nigeriane tha se ata nuk do t’i jepnin paratë.
Guvernatori i provincës Zamfara, Bello Matawalle, mbylli të gjitha shkollat në rajonin nigerian pas rrëmbimit.
Nigeria është bastion i sulmeve dhe rrëmbimeve të shpeshta të armatosura. Objektivat më të zakonshëm të sulmeve janë vendbanimet rurale dhe shkollat.
Autoritetet nigeriane kanë ndaluar përdorimin e motoçikletave në disa provinca, që është mjeti më i zakonshëm i transportit për grupet e armatosura. Konfliktet fisnore dhe organizata terroriste Boko Haram janë gjithashtu ndër problemet kryesore të sigurisë në Nigeri. /aa