Nigeri, 9,8 milionë njerëz përballen me rrezik nga uria

9,8 milionë njerëz mund të jenë në rrezik urie për shkak të pasigurisë ushqimore në Nigeri, tha Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB), transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë të bërë nga Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë (FAO) e OKB-së, thuhet se më shumë se 9,8 milionë njerëz në 16 shtete të Nigerisë, përveç kryeqytetit Abuja, mund të jenë në rrezik të urisë për shkak të pasigurisë ushqimore në vend.

Në deklaratë u theksua se Borno, Yobe, Adamawa, Taraba, Katsina, Gombe, Benue dhe Jigawa, ku sulmet nga organizata terroriste Boko Haram dhe persona të armatosur janë të shpeshta, janë ndër shtetet që kanë treguar ndjeshmëri të lartë ndaj urisë.

Siç thuhet, më pak rrezik nga uria ekziston në kryeqytetin Abuja, Sokoto, Kaduna, Kano, Bauchi, Kebbi, Niger dhe Plateau.

Fred Kafeero, përfaqësuesi i FAO-s në Nigeri, në një deklaratë mbi këtë çështje, ka kërkuar ndërhyrje të shpejtë nga qeveria.