Në shtetin e Afrikës Perëndimore, Nigeri, 300 mijë persona në vit humbin jetën si pasojë e sëmundjes së malarias, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, rastet e vdekjes nga malaria më shumë regjistrohen në zonat rurale të vendit.
Nga kjo sëmundja, nga e cila preken sidomos gratë shtatzëna dhe fëmijët, në vit humbin jetën 300 mijë persona.
Ekspertët theksojnë se duhet të merren më shumë masa ndaj parazitit të malarias e cila kalon nga mushkonjat. Sipas tyre, qeveria duhet të ndërmarrë hapa efektive në luftën kundër malarias.
Malaria shihet si kërcënim kryesor ndaj shëndetit publik në Nigeri.