Nigeri, 2,5 milionë fëmijë vuajnë nga kequshqyerja

Rreth 2,5 milionë fëmijë në Nigeri nën moshën 5-vjeçare vuajnë nga kequshqyerja e rëndë, bëri të ditur sot një zyrtar, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas Clem Agba, ministri i shtetit për buxhetin dhe planifikimin kombëtar i Nigerisë, kequshqyerja mbetet një çështje pavarësisht përpjekjeve të qeverisë në vitet e fundit.

Agba tha se kjo shifër e bën Nigerinë vendin me numrin e dytë më të lartë të fëmijëve me probleme të zhvillimit në të gjithë botën.

Ai tha se problemet e kequshqyerjes, financiare dhe zhvillimit ishin në axhendën e qeverisë dhe qeveria është detyruar të krijojë një platformë për të mobilizuar palët për të gjetur një zgjidhje