Nigeri, 13 të vdekur dhe 40 të rrëmbyer gjatë një sulmi

Së paku 13 persona kanë humbur jetën, ndërsa 40 të tjerë janë rrëmbyer gjatë një sulmi të armatosur në veriperëndim të Nigerisë, raporton Anadolu Agency (AA). 

Muhammad Shehu, zëdhënës i policisë së Zamfaras, deklaroi se persona të paidentifikuar kanë kryer sulm mbi fshatin Kawaye. 

Është konfirmuar se 13 persona kanë humbur jetën, ndërsa një numër i madh personash janë plagosur. Gjatë sulmit janë rrëmbyer edhe 40 civilë. Shehu tha se është ndërmarrë aksion me qëllim të çlirimit të rrëmbyerve. 

Ky rajon njihet për përleshje të shpeshta të fermerëve.