Të paktën dy persona u vranë të shtunën në mëngjes gjatë një demonstrate në Téra, në Nigerin perëndimor, kundër kalimit të një kolone të ushtrisë franceze, thanë autoritetet nigeriane në një deklaratë.
Siç raportojnë mediat lokale, autokolona ushtarake franceze, e cila u përball me reagimin e popullit gjatë kalimit nga Burkina-Faso javën e kaluar dhe u desh të priste në rajon për rreth një javë, u përball me një reagim të ngjashëm edhe në Niger.
Autokolona, e cila ishte larguar dje nga Burkina-Faso dhe arriti në qytetin kufitar Tera në Niger, u ndalua nga njerëzit.
Kryebashkiaku i Tera-s, Hamma Mamoudou tha se të shtëna paralajmëruese për të shpërndarë turmën që bllokoi kalimin e autokolonës u bënë si nga ushtarët francezë, ashtu edhe nga forcat e sigurisë së Nigerit.
Mamoudou njoftoi se të paktën 2 persona u vranë dhe 16 u plagosën si pasojë e të shtënave me armë.
Mësohet se autokolona është larguar nga qyteti dhe është nisur drejt kryeqytetit Niamei, i cili ndodhet 200 kilometra larg.
Autokolona me 60 kamionë dhe 100 ushtarë, e cila është nisur nga Bregu i Fildishtë me synimin për të shkuar fillimisht në kryeqytetin e Nigerit, Niamei dhe më pas në qytetin Gao të Malit, më 18 nëntor ishte ndaluar nga banorët vendas në qytetin Kaya të Burkina-Fasos.
Autokolona transporton pajisje logjistike dhe u bllokua nga banorët e rajonit me pretendimin se po u çonte ndihma grupeve terroriste.
Banorët e rajonit dolën në rrugë për të protestuar praninë e Francës në rajon.
Të paktën 3 persona u plagosën nga zjarri i hapur në ajër për të shpërndarë turmën dhe për të lejuar kalimin e autokolonës.
Pas këtyre ngjarjeve në të gjithë vendit ishte ndërprerë për rreth 1 javë interneti për telefonat celularë.
Pasi priti në rajon për rreth një javë, autokolona u largua mbrëmë nga Burkina-Faso dhe mbërriti në qytetin kufitar Tera të Nigerit në orët e para të ditës. /trt