Nico Williams është rikthyer te Athletico Bilbao. Ylli spanjoll i është bashkuar në stërvitje skuadrës baske.
Ai kishte leje deri më 12 gusht, por ka shkurtuar periudhën e pushimit për të përshpejtuar përgatitjen e tij për fillimin e La Ligës.
Rikthimi i Nicos festohet sepse do të thotë se ai nuk do të largohet nga klubi këtë verë.
Pas Kampionatit Evropian ai refuzoi disa oferta për t’u larguar nga Athletic Bilbao.
Barcelona ishte skuadra që insistoi për shërbimet e tij, por lojtari dhe klubi duket se janë marrë vesh që të respektohet kontrata e Nicos e cila është valide deri në vitin 2027.