Ngrohja globale, liqenet po humbin ujë nga avullimi

Përshpejtohet procesi i avullimi të 1.5 mln liqeneve në Tokë

Me ndryshimet klimatike po përshpejtohet procesi i avullimit të 1.5 milionë liqeneve në Tokë, natyrale dhe artificialë. Fenomene të tilla si temperaturat e larta, radiacionet diellore më intensive, reduktimi i akullnajave, mungesa e reshjeve e thatësira, ndotja industriale etj., janë të gjithë faktorë që ndikojnë në këtë fenomen. Liqenet natyrorë dhe artificiale zënë rreth 5 milionë km2 në sipërfaqen tokësore.

Për shkak të të gjithë këtyre faktorëve, kërkuesit kanë zhvilluar një punë studimore për përllogaritjen e humbjes nëpërmjet avullimit të ujërave të ëmbla liqenorë.

Janë përdorur të dhënat satelitore të marra nga 1985-2018 dhe ka rezultuar se mesatarisht avullimi afatgjatë është 1500 km3 në vit, që përbën 15.4% më shumë se statistikat e menduara deri më tani.

Dhe madje nga studimi ka dalë në pah edhe se liqenet artificialë janë ata që humbin më shumë ujë nëpërmjet avullimit, pavarësisht se kanë një kapacitet grumbullimi të ujit më të ulët.