Ballina Artikuj Ngritja e ekstremit të djathtë

Ngritja e ekstremit të djathtë

E djathta dhe e majta janë dy shprehje që vijnë nga Revolucioni Francez, ku anëtarët e Asamblesë Kombëtare u ndanë në dy ekipe, një ekip që mbështeti mbretin i cili ulej në të djathtën e tij dhe një ekip kundër mbretit i cili ulej në të majtën e tij.
Pra, fjala “i djatht” do të thotë ruajtja e traditave dhe trashëgimisë, ndërsa “i majt” do të thotë kërkesë për ndryshim dhe modernizim.
-Çfarë është e djathta ekstreme?
E djathta ekstreme janë grupe që miratojnë pikëpamje të skajshme dhe kërkojnë që ato të zbatohen me forcë, shtrëngim dhe armë kundër aryre që nuk pajtohen me këto pikëpamje.
– Nazizmi, fashizmi, hinduizmi ekstremist, krishterimi ekstremist, judaizmi, komunizmi ekstremist dhe islami ekstremist kanë të gjitha prirje të dhunshme dhe bien nën këtë klasifikim pavarësisht dallimeve midis tyre. Natyrisht, asnjëri prej tyre nuk e klasifikon veten si ekstremistë, pasi të gjithë pretendojnë vijen normale mesatare.

-Kur rritet tendencat pët ekstrem të dhunshem?
Në rast të dështimeve të mëdha ushtarake ose ekonomike, e djathta ekstreme shfaqet, duke e paraqitur veten si zgjidhje, dhe se shkaku i deshtimit është devijimi nga parimet dhe traditat, dhe se kundërshtarët janë arsyeja e këtij devijimi, dhe kështu legjitimohet dhunën ndaj tyre. Ai synon hallkat më të dobëta, siç janë pakicat etnike dhe fetare, dhe i nxit ato.
Në këtë kuptim, nuk ka shoqëri të lirë nga e djathta ekstreme, nëse ajo shfaqet apo fshihet nuk do të thotë se është zhdukut, kur do që krijohen rrethanat, lehtësisht kthehet prap.
Shoqëritë që vuajtën prej saj, si Europa, krijuan një rrjet sigurie kulturore dhe ligjore që punoi për të ndalur dominimin e saj, duke siguruar prova praktike të kotësisë dhe rrezikshmërisë së tezave të tyre.
Rajoni ynë është gjithashtu i ngopur me një frymë zhgënjimi dhe disfate, gjë që e bën atë terren pjellor për të njëjtat ide, për fat të keq neve na mungojnë mekanizma dhe një rrjet kulturor sigurie gjë që bën që dukuria të rishfaqet çdo herë.

Si përfundim, tendencat e djathta ekstreme dhe të majta ekstreme ekzistojnë në çdo shoqëri njerëzore dhe pa mekanizmin e sigurisë kulturore dhe ligjore, rreziku nuk mund të largohet.

Përktheu: Halil Avdulli

Exit mobile version