Ballina Artikuj Ngrihu o i pluhurosur!

Ngrihu o i pluhurosur!

Mevlad Çollaku

Trajtesa profetike në  kurimin e mosmarrëveshjeve bashkëshortore.

Nga tradita profetike përcillet se nje ditë i Dërguari i Allahut (a.s) shkon për vizitë tek vajza e tij, Fatimeja dhe nuk e gjen bashkëshortin e saj, Aliun dhe e pyeti atë se ku është Aliu e  ajo i përgjigjet se ndodhi debat mes nesh dhe është larguar.

Pasi interesohet se ku mund të ishte e gjen atë të shtrirë në xhami dhe ishte pluhurosur.

I Dërguari i Allahut ia shkundi dhe ia pastroi dheun nga shpina e i tha –  Ngrihu o i pluhurosur (Ebu Turab)

Përfitime dhe urtësi:

Nuk ka familje e çift  në faqen e tokës që  të jetë e mbrojtur nga mosmarrëveshjet e te kjo ngjarje pjesë e saj janë Fatimeja, zonja e grave të botës, e Aliut prijësit të besimtarëve…pra shikoji ato si pjesë e jetës..

I Dërguari i Allahut (a.s) nuk pyeti e as nuk u interesu për detaje dhe as Fatimeja nuk foli për detaje, megjithëse ajo ishte njeriu më i dashur i tij, pasi kjo nuk sjell asnjë dobi.

Shtëpitë kanë sekrete e ato nuk duhet të dalin e ato gjëra që Allahu i  ka mbuluar s’ka përse të bëhen publike për askënd  dhe  në të shumtën e rasteve janë vetë familjarët që i hedhin benzinë zjarrit. Sa e sa  konflikte me kalimin e kohës harrohen, por kur bëhet pjesë pala e tretë ato jo vetëm që nuk harrohen porse komplikohen më shumë.

Nga etika që mësohet është se Aliu doli nga shtëpia. Ai nuk e përzuri bashkëshorten e tij nga shtëpia, ndryshe nga çfarë shohim në kohën e sotme.

Lënia e një kohe pauze për t’u qetësuar gjakrat e për reflektuar, pasi në momenet e debatit nga goja mund të dalin ato fjalë që me vonë do të vijë turp e do të bëhesh pishman.

Element tjetër dhe më i rëndësishëm është se i Dërguari Allahut (a.s) nuk është se e hapi temën  me Aliun, por  i hoqi pluhurin dhe e thirri me një epitet EbuTurab që u bë i dashur për Aliun.

Përktheu: Mevlad Çollaku

Exit mobile version