Ballina Jeta Familje Ngordhi qeni, familja amerikane kërkon 150,000 dollarë kompensim nga shteti

Ngordhi qeni, familja amerikane kërkon 150,000 dollarë kompensim nga shteti

Një familje amerikane në Idaho ka ngritur një padi kundër qeverisë federale, duke kërkuar 150,000 dollarë kompensim pasi një kurth helmues i mbjellë nga Departamenti i Bujqësisë vrau qenin e tyre dhe la djalin me dhimbje koke.

Sipas padisë, kurthi ishte një material M-44 me cianid në mars të vitit të kaluar, ndërsa djali 14 vjeçar Kanuzas Mansfield hodhi një lodër për qenin Labrador në lindje të Pocatello,

Djali tha se e kishte ngatërruar pajisjen shumë toksike për një spërkatës të zakonshëm, pasi ata dukeshin të njëjta. Kur djali e tërhoqi, pajisja shpërtheu me një zhurmë të lartë.

Pluhuri helmues mbuloi syrin e majtë të djalit, ndërsa qenit i përfundoi në gojë.

Familja pretendon se djali vuan ende nga dhimbja e kokës. Incidenti shkaktoi një protestë të madhe në atë kohë, me një numër grupesh në mbrojtje të kafshëve të egra që i bënin thirrje qeverisë që të pushonte së përdoruri M-44.

Exit mobile version