Një familje amerikane në Idaho ka ngritur një padi kundër qeverisë federale, duke kërkuar 150,000 dollarë kompensim pasi një kurth helmues i mbjellë nga Departamenti i Bujqësisë vrau qenin e tyre dhe la djalin me dhimbje koke.
Sipas padisë, kurthi ishte një material M-44 me cianid në mars të vitit të kaluar, ndërsa djali 14 vjeçar Kanuzas Mansfield hodhi një lodër për qenin Labrador në lindje të Pocatello,
Djali tha se e kishte ngatërruar pajisjen shumë toksike për një spërkatës të zakonshëm, pasi ata dukeshin të njëjta. Kur djali e tërhoqi, pajisja shpërtheu me një zhurmë të lartë.
Pluhuri helmues mbuloi syrin e majtë të djalit, ndërsa qenit i përfundoi në gojë.
Familja pretendon se djali vuan ende nga dhimbja e kokës. Incidenti shkaktoi një protestë të madhe në atë kohë, me një numër grupesh në mbrojtje të kafshëve të egra që i bënin thirrje qeverisë që të pushonte së përdoruri M-44.