Ngjarje e rëndë në Gjermani, kosovari vret gruan, të bijën dhe pastaj vetën

Një krim i rëndë ka ndodhur sot në Danziger Strasse në Isselburg të Gjermanisë.

Sipas policisë dhe prokurorisë një burrë 51 vjeçar me prejardhje nga Kosova, ka vrarë bashkëshorten e tij 46 vjeçare, të bijën 17 vjeçare dhe më pas është varur në verandë.

Po ashtu policia në vendin e ngjarjes ka gjetur vajzën tjetër të çiftit, një 14 vjeçare e cila ka qenë e mbyllur në një prej dhomave të shtëpisë dhe e cila ka shpëtuar pa u lënduar, raportojnë mediat gjermane.

Sipas dyshimeve të para mosmarrëveshjet e çiftit në fazën e divorcit mund të jenë motivet që kanë çuar deri te krimi.

“Në shtypin policia ka gjetur tre trupa të pajetë dhe një 14 vjeçare të palënduar”, ka njoftuar zëdhënësi i distriktit të Borken.

“14 vjeçarja është në gjendje stabile dhe ka qenë në gjendje të të merrej në pyetje nga oficerët e policisë”.

Një banor i zonës ka thënë për media se çifti ka prejardhje nga Kosova dhe që në Isselburg ka jetuar prej shumë kohësh.

“E njoh mjaft mirë është familje. Fatkeqësisht kanë jetuar të ndarë prej shumë kohësh. Kishte të bënte me divorcin dhe se kush do ta merrte shtëpinë”, ka thënë ky banor.