Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Ngatërron kungullin me bombë, gjermani ngre në këmbë policinë

Ngatërron kungullin me bombë, gjermani ngre në këmbë policinë

Një i moshuar gjerman është alarmuar teksa në kopshtin e tij ka identifikuar një kungull në përmasa gjigande. Frika se kungulli mund të ishte bombë e pashpërthyer e Luftës së Dytë Botërore ka bërë që ai menjëherë të lajmërojë policinë.

“Kungulli me peshë 5 kg ndoshta ishte hedhur nga gardhi në kopshtin e 81-vjeçarit”, tha policia.

Për fat të mirë nuk u desh evakuimi i banorëve të Bretten, një qytet afër Karlsruhe në jug-perëndim të Gjermanisë.

Perimja 40cm, e quajtur edhe kungull i njomë – “me të vërtetë dukej si një bombë”, tha policia.

Pasi policia e siguroi të moshuarin se nuk kishte asnjë rrezik, ai e largoi vetë kungullin nga kopështi.

Në Gjermani janë zbuluar shumë bomba të pashpërthyera të rënë nga RAF-i britanik ose forcat ajrore amerikane.

Më 3 shtator, 65,000 njerëz u evakuuan nga shtëpitë e tyre në Frankfurt, që një bombë britanike prej 1.4 tonësh të mund të shpërbëhej.

Ishte evakuimi më i madh në historinë gjermane të pasluftës për një alarm bombash të pashpërthyera.

Exit mobile version