Nga Windows 10 tek Windows 11: Çfarë ka ndryshuar e çfarë jo

Normalisht kompjuteri juaj duhet të jetë i përshtatshëm që të funksionojë me Windows 11, që do të thotë se duhet të keni procesor AMD Zen2 ose Intel Core 8th Gen.

Windows 11, përditësimi i parë madhor i platformës Windows që kur Windows 10 debutoi në 2015-ën, ka filluar të laçohet që nga dita e Marte.

Sistemi operativ më i fundit i Microsoft ka një ndërfaqe të re dhe funksionalitete të reja të cilat e sjellin Windows në dekadën e re ku njerëzit si asnjëherë më parë po punojnë masivisht nga shtëpitë.

Për shumicën e përdoruesve të Windows 10, sistemi operativ Windows 11 do të ofrohet falas edhe pse lançimi do të bëhet në faza dhe disa prej tyre mund të mos e marrin deri në mesin e 2022.

Normalisht kompjuteri juaj duhet të jetë i përshtatshëm që të funksionojë me Windows 11, që do të thotë se duhet të keni procesor AMD Zen2 ose Intel Core 8th Gen.

Deri më 2025 Windows 10 do të jetë e mbështetur nga Microsoft.

Përpara se të filloni me instalimin e sistemit operativ të ri, le të hyjmë në detaje se çfarë ka ndryshuar e çfarë jo.

Dizajni dhe ndërfaqja

Windows 11 sjell një pamje të re që ngjan së shumti me macOS. Dizajni i pastër me skaje të rrumbullakëta dhe hije na kujton sistemin operativ të Apple. Menuja ikonike Start është zhvendosur në qendër të ekranit së bashku me Taskbar. Megjithatë përdoruesit kanë mundësi ta zhvendosin në të majtë të ekranit si në Windows 10 nëse preferojnë.

Integrimi i aplikacioneve Android

Aplikacionet Android po vinë në Windows 11 përmes Microsoft Store dhe Amazon App Store. Është një risi që përdoruesit e Windows e kanë pritur prej vitesh dhe është tjetër hap drejtë unifikimit dhe shkrirjes së eksperiencës mobile dhe desktop. Ka pasur opsione të ndryshme për instalimin e aplikacioneve Android në Windows po tashmë ata do të instalohen sikur të jenë aplikacione për Windows.

Mbështetje për desktopët virtualë

Me desktopët virtual Windows 11 sjell përsëri diçka të ngjashme me macOS. Kalimi mes desktopëve të ndryshme që u shërbejnë qëllimeve të ndryshme si për punë, punë personale, shkollë apo gaming është shumë më i thjeshtë dhe i ngjashëm me macOS. Në Windows 10 kjo eksperiencë ishte në e vështirë për tu aplikuar.

Kalim i thjeshtë nga monitori në laptop

Sistemi i ri operativ sjell funksionalitetet Snap Groups dhe Snap Layouts, një koleksion aplikacionesh që qëndrojnë të minimizuara në taskbar dhe e bëjnë më të lehtë kalimin mes detyrave të ndryshme. Me këto funksionalitete mund të shkëpusni laptopin nga një monitor i jashtëm dhe të ruani vendndodhjen e dritareve të hapura.

Microsoft Teams në taskbar

Teams jo vetëm që do të pësojë një rimodelim por edhe të integrohet direkt në taskbarin e Windows 11 duke e bërë të thjeshtë aksesimin njëlloj siç Apple vepron me FaceTime në Mac.

Widgets

Edhe pse prej kohësh sillen në sistemin operativ Windows, të paktën që nga Windows Vista, tashmë përdoruesit mund të aksesojnë Widgets nga taskbari dhe ti personalizojnë sipas dëshirës.

Më shumë mbështetje për ekranet me prekje, pajisjet zanore dhe lapsat stylus

Për tabletët Microsoft do të përmirësojë eksperiencën e prekjes duke shtuar më shumë hapësirë mes ikonave në taskbar dhe shtuar gjeste. Windows 11 sjell ndjesitë haptike me përdorimin e një lapsi ndërsa përdoruesit ndjejnë dridhje ndërsa përdorin lapsin për të shkruar dhe vizatuar. Së fundi sistemi operativ ofron shkrimin përmes zërit.

Pëmirësim i gaming përmes Xbox

Windows 11 do të marrë disa funksionalitete të gjenden në konsolat e Xbox si AutoHD dhe Direct Storage të cilat përmirësojnë eksperiencën gaming në Windows. Është një tjetër hap i integrimit të kompjuterëve dhe konsolave Xbox për Microsoft. /PCWorld Albanian