Nga tërmeti me fuqi 7,3 ballë në Fukushima të Japonisë lëndohen dhjetëra persona

Të paktën 160 persona janë lënduar, ndërsa 1.700 ndërtesa janë dëmtuar pas tërmetit me fuqi 7,3 ballë në prefekturën Fukushima në verilindje të Japonisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të agjencisë Kyodo, pas tërmetit me fuqi 7,3 ballë që u regjistrua në thellësi prej 60 kilometra në natën e 13 shkurtit në ujërat e Fukushima-s, u lënduan 160 persona, ndërsa nuk u raportua për viktima.

Pas tërmetit gjithsej 1.400 ndërtesa u dëmtuan në Fukushima, si dhe 1.700 në prefekturat verilindore të rajonit Tohoku rreth 1.400 prej të cilëve 180 në Miyagi.

Vazhdojnë lëkundjet

Mbrëmë në ujërat e Fukushima ndodhi edhe një tërmet me fuqi 5,3 ballë në thellësi prej 50 kilometrash.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Meteorologjisë së Japonisë, nga tërmeti me fuqi 7,3 ballë deri më tani kanë ndodhur rreth 80 lëkundje vijuese.

Katër prej tyre u regjistruan me fuqi 5 ballë e më lartë, si dhe 26 të tjerë me fuqi 4 ballë e më lartë.

Disa shkolla u mbyllën përkohësisht

Në shkollat e 4 prefekturave të vendit janë zbuluar 324 dëme të ndryshme të cilët u prekën kryesisht nga lëkundjet.

Mbi 80 shkolla u mbyllën përkohësisht pasi tërmeti shkaktoi dëme në vende të ndryshme të ndërtesave.

Personeli i Forcave të Vetëmbrojtjes (SDF) u dërguan në rajon në kuadër të ndihmës pas fatkeqësisë pasi në mbi 900 shtëpi në qytezën Yamamoto dhe të gjitha shtëpitë në Shinchi të Miyagi kanë mbetur pa furnizimin e ujit.

Ndërkohë, edhe shërbimet e trenave në gjithë rajonin e kryeqytetit Tokio u ndërprenë pas ndërprerjes së energjisë elektrike.

Gjithashtu ndërprerje të shërbimeve hekurudhore ndodhën edhe në Fukushima dhe Miyagi, pasi u dëmtuan urat e trenave të shpejtë nga tërmeti.