Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Nga sulmi terrorist në Diyarbakir janë vrarë tetë persona

Nga sulmi terrorist në Diyarbakir janë vrarë tetë persona

STAMBOLL (AA) – Kryeministri i Turqisë, Binali Yildirim, deklaroi në Stamboll se në sulmin terrorist në Diyarbakir të kryer mëngjesin e sotëm, kanë humbur jetën tetë persona, raporton Anadolu Agency (AA).

“Organizata separatiste sërish shfaqi fytyrën tinzare të saj. Është aktivizuar një automobil bombë i vendosur në hyrje të ndërtesës së forcave speciale ku ka pasur edhe qytetarë të cilët kanë qenë duke shkuar në punë si dhe fëmijë rrugës për në shkollë”, tha Yildirim.

Ai ka shtuar se në mesin e të vrarëve janë dy policë, një teknik dhe pesë qytetarë. Sipas tij, është neutralizuar një terrorist.

Kryeministri i Turqisë njoftoi se nga rreth njëqind të plagosur, 93 janë dërguar në shtëpi.

“Do të japin llogari të gjithë ata që kanë lidhje me organizatat terroriste”

 Zëvendëskryeministri i Turqisë, Numan Kurtulmuş, ka dënuar sulmin e sotëm terrorist në Diyarbakir, ndërkohë që porositit se vendi nuk do të dorëzohet përballë terrorizmit.

“Secili që ka lidhje me organizatat terroriste do të japë llogari”, ka shkruar Kurtulmuş në rrjetin social Twitter. Sulmin në lagjen Baglar të Diyarbakirit e quajti akt tinëzar terrorist.

Sulmi terrorist në Diyarbakir është kryer nga terroristët e PKK-së

Sulmin terrorist në Diyarbakir, në juglindje të Turqisë, i cili është kryer sot rreth orës tetë të mëngjesit sipas kohës lokale në afërsi të drejtorisë së policisë në lagjen Baglar, e kanë kryer pjesëtarët e organizatës terroriste PKK, bëhet e ditur nga kabineti i prefektit në Diyarbakir.

Terroristët e PKK-së sulmin e sotëm e kanë kryer duke përdorur autobombë.

“Pjesëtarët e organizatës separatist terroriste kryen sulm terrorist me automobil bombë në afërsi të godinës së drejtorisë së njësisë speciale policore, në vendin me shumë civilë, me nxënës dhe të rinj”, thuhet në njoftim, ku theksohet se të lënduarit janë shtruar në spitale.

Kabineti i prefektit në Diyarbakir bëri thirrje për solidaritet dhe bashkim në mesin e qytetarëve, në ditët kur ajo është më e nevojshme.


Exit mobile version