Nga sot testet PCR do të kryen edhe në Qendrën Rajonale të IKSHPK-së në Gjilan

A laboratory technician prepares COVID-19 patient samples for semi-automatic testing at Northwell Health Labs, Wednesday, March 11, 2020, in Lake Success, N.Y. The US Food and Drug Administration has approved faster testing protocols as the viral outbreak continues to spread worldwide. For most people, the new coronavirus causes only mild or moderate symptoms. For some it can cause more severe illness. (AP Photo/John Minchillo)

Mbi 5 mijë raste aktive me COVID-19 vazhdojnë të jenë anembanë vendit.

Kësisoj situate me koronavirus vazhdon të jetë mjaftë shqetësuese.

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka njoftuar se prej sot, testet PCR mund të kryhen edhe pranë Qendrës rajonale të IKSHPK-së në Gjilan.

Zemaj tha se Instituti Kombëtarë i Shëndetësisë Publike ka zgjeruar kapacitete e veta testuese duke pajisur me aparate për testet PCR të gjashtë qendrat rajonale të IKSHPK-së, transmeton lajmi.net.

Njoftimi i plotë:

Së bashku me kryetarin e komunës Lutfi Haziri, morëm pjesë në lëshimin në përdorim të pajisjeve PCR në Qendrën rajonale të IKShP në Gjilan.

Nga sot, testet PCR mund t’i kryhen edhe pranë Qendrës rajonale të IKShPK-së në Gjilan, kështu, vijon decentralizimi dhe ngritja e cilësisë së shërbimeve shëndetësore duke u afruar edhe më pranë qytetarëve.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka zgjeruar kapacitetet e veta testuese duke pajisur me aparate për teste PCR të gjashtë qendrat rajonale të IKShPK. Kështu, mbulohen të gjitha rajonet me këtë shërbim të nevojshëm në kohë pandemie.

Pajisja për teste PCR, tashmë është vënë në funksion dhe qytetarët e këtij rajoni, mund t’i kryejnë testet pa pasur nevojë të udhëtojnë në qendrat tjera për teste. Projekti për kryerjen e testeve PCR në qendrat rajonale, ka kushtuar 1.752.210 euro./