Ballina Uncategorized Nga sot ndalohet përdorimi i llambave halogjene në BE

Nga sot ndalohet përdorimi i llambave halogjene në BE

Konsumatorët evropianë nuk do të mund të gjejnë më llamba klasike (halogjene) në dyqanet e elektrikës – pasi ndalimi i Bashkimit Evropian për llambat halogjene do të hyjë në fuqi sot (të shtunën).

Dyqanet do të lejohen të shesin llambat të cilat iu kanë mbetur por nuk do të mund të furnizohen përsëri me këto llamba.

Kjo masë ndaluese e BE-së përfshin llambat halogjene standarde por jo edhe llambat që gjenden në llambat e tavolinës dhe reflektorët, transmeton Klan Kosova.

Ndalimi i këtyre llambave ishte përmendur fillimisht në vitin 2009 kur edhe ishte vendosur që të fillojë zbatimi i kësaj mase dy vjet më parë, mirëpo një gjë e tillë u shty deri këtë vit, në mënyrë që konsumatorët të kenë më shumë kohë për të kaluar në teknologjinë LED.

Llambat LED konsiderohen si “alternativë e gjelbër”, në krahasim me llambat halogjene pasi ato “kanë tendencë që të zgjasin pesë deri dhjetë herë më shumë se sa dritat halogjene dhe përdorin më pak energji, duke bërë që konsumatorët të kursejnë”, thuhet në një deklaratë të Komisionit Evropian.

Një studim i vitit 2013 i realizuar nga BE-ja zbuloi se kalimi nga një llambë halogjene në atë LED do të kursente përafërsisht rreth 115 € në jetëgjatësinë e llambës dhe do të paguante koston e saj brenda një viti.

Exit mobile version