Nga sot mund të bëni thirrje me kodin e Republikës së Kosovës +383

Nga sot të gjithë qytetarët e Kosovës mund të pranojnë dhe të bëjnë thirrje me kodin e Republikës së Kosovës +383.

E ky kod do t’ia kursejë Kosovës milionat e edhe operatorit Vala.

“Dita e sotit është vetëm një fillim i zbatimit të kodit të ri ndërsa deri në fund të vitit mund t’iu themi se kodi +381 për telekomin e Kosovës nuk do të ekzistoj. Me kodin e ri do të shuhen të gjithë operatoret ilegal”, ka thënë drejtori i Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa, raporton lajmi.net.

“Ne sot kemi marr vendim ta lëshojmë kodin shtetëror që do të përdoret në shërbimet fikse dhe mobile. Prej sot është mundësia që hap pas hapi t’i zëvendësojmë. Të gjitha thirrjet telefonike sot mund të realizohet me +383”, ka thënë Mustafa.

Ai ka bërë të ditur se është paraparë një periudhë 18 mujore që të shtrihet kodi +383.

“Është e paraparë një periudhë 18 mujore por që nuk do të thotë se do të zgjas kaq që kodi i ri të shtrihet në tërë Kosovën duke përfshirë edhe veriun Mitrovicës”.

Mustafa ka thënë se edhe diaspora ta shfrytëzojë këtë kod dhe të nis që nga sot.

“Kemi arritur që nga sot të pranoni dhe mund të bëjnë thirrje me kodin 383. I bëj thirrje edhe diasporës që ta shfrytëzojnë kodin 383 për thirrje në Kosovë”.

Mustafa ka thënë se ky kod është pritur qe 18 vite, dhe që Kosova do të kyrsejë miliona euro.

“Është diçka që e kemi pritur qe 18 vite, kam bërë publike disa herë shifrat që i kemi paguar si Telekom i Kosovës, drejt monako telekomit. Deri në vitin 2016 flasim për 194 milionë euro. Nuk janë dëme që i janë bërë Kosovës këto miliona, por kjo pagesë është bërë në emër të shfrytëzimit të kodit të tyre +377”, ka thënë Mustafa.